Preshevë: Shoqata Kulturore "DITURIA" finalizon fushatën solidarizuese në rrethinën e Shkupit
Lokale

Preshevë: Shoqata Kulturore "DITURIA" finalizon fushatën solidarizuese në rrethinën e Shkupit

16.Aug.2016 20:11
0
Me rastin e fatkeqësisë natyrore që vërshoi fshatra në rrethinën e Shkupit mbrëmjen e 6 Gushtit, ku u shkaktuan humbje në njerëz dhe dëme të mëdha materiale, SH.K. " DITURIA" në Preshevë organizoi aktivitet humanitar për t'i ndihmuar banorët e prekur nga kjo tragjedi.

"Apeli 4 ditorë (10. 08-13. 08. 2016) drejtuar qytetarëve të Luginës së Preshevës për të dërguar mjetet tek shoqata u përmbyll ditën e Shtunë (13. 08. 2016) me aksionin rrugorë për grumbullim fondesh në rrugët e Preshevës. Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Luginës u solidarizua duke bërë të mundur kështu realizimin e aktivitetit humanitar", thuhe në njoftimi e kësaj shoqate

Shoqata Kulturore “DITURIA” në bashkëpunim me Shoqatë Humanitare “MERHAMET” finalizoi fushatën solidarizuese, duke bërë kështu shpërndarjen e pakove me ndihma kryesisht në zonën e Hasanbegut. Mjete pastrimi dhe elemente higjienike përbënin pjesën kyçe të pakove. Të gjithë qytetarëve të Luginës së Preshevës që u solidarizuan me banorët e zonave të vërshuara, Shoqata Kulturore “DITURIA” u shprehë mirënjohje të thellë.

DITURIA ka falënderouarShoqatën Humanitare “MERHAMET” për bashkëpunimin e ofruar, me shpresë se aktiviteti i realizuar do të zbusë humbjet e pësuara, të gjithë banorët e zonave të prekura nga vërshimet në rrethinën e Shkupit i ngushëllojmë për fatkeqësinë në fjalë./Titulli.com/

 

Rama tjetër vizitë në Serbi, do shoqërohet me zyrtarë nga Kosova
Nënshkruhet kontrata për asfaltimin e rrugës në Malësinë e Bujanocit Muhoc-Zarbincë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration